Nga deponi të egra nëpër Shkup natën e kaluar janë hequr 60 metra kub mbeturina

nga D V

Shkup, 13 gusht – Gjatë natës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë realizuar një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme për ngritjen dhe transportimin e mbetjes nga deponitë e egra. Janë larguar rreth 60 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme, të mbetjes komunale të vëllimshme, ndërtimore dhe të përziera, në rrugët Zhenevska dhe Vasill Çakalarov në komunën Karposh të  Shkupit, ndërsa është intervenuar edhe në rrugën Bradfordska, në afërsi të restorantit “Makedonska kuqa”, informoi NP Higjiena komunale – Shkup.

Deponitë e egra të larguara kryesisht janë të vendosura rreth kontejnerëve të destinuar për deponimin e mbetjes komunale ndërsa krijohen në periudhën kur enët plotësisht janë të zbrazur dhe mbetja mund të hedhet në to.

NP Higjiena Komunale – Shkup apelon të ndalohet hedhja e paligjshme dhe e pakujdesshme e mbetjes në sipërfaqe publike, e cila drejtpërdrejt kontribuon në ndotjen e mjedisit jetësor dhe rezikon shëndetin publik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More