Nga ISHP njoftojnë se janë regjistruar 2.100 raste me grip

nga Xh M

Shkup, 4 janar – Çdo dhjetë minuta, një fëmijë me temperaturë të lartë deri në 40 gradë, dobësi, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë të thatë irrituese kontrollohet nga një mjek në pikën e kujdestarisë pediatrike në poliklinikën “Bit Pazar”.

Para tubimeve dhe festave të Vitit të Ri, gripi ka lënë gjurmët e veta, duke mbushur ambulancat.

Mbi 200 fëmijë po kontrollohen edhe në ambulancat e Klinikës së Fëmijëve dhe Klinikës së Sëmundjeve Pulmonare “Kozle”.

Për shkak të komplikimeve të frymëmarrjes, kapacitetet e trajtimit spitalor atje janë pothuajse të plota.

Doktoresha Ristova-Stefanovska kujton se në pikën e kujdestarisë në poliklinikën “Bit Pazar”, përveç pediatrit, ka edhe një laborator në kujdestari.

Para Vitit të Ri, në vend u regjistruan pothuajse 1,000 raste me grip, që është 2.5 më shumë se java e parafundit të dhjetorit, sipas të dhënave nga ISHP.

Shumica e pacientëve janë nga Shkupi, Tetova dhe Velesi. Numri i përgjithshëm i rasteve me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin është 2,100.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More