Nga nesër përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete

nga Redaksia

Shkup, 14 mars – Detyrimi për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, vazhdon deri sot, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, transmeton Zhurnal.mk.

LAMM rikujton se obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete ka filluar më 15 nëntor të vitit të kaluar, dhe zgjat deri më 15 mars të këtij viti.

Ndryshe, dënimi për mosmbajtjen e pajisjeve të detyrueshme dimërore është 45 euro në denarë, përkatësisht 25 pikë negative sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More