Ngjarje konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale

nga D V

Manastir, 23 dhjetor – Në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir sot do të mbahet ngjarja e parë konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ngjarjen do ta hapë ministri i këtij dikasteri, Zllatko Perinski, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve do të jetë një pjesë e ekipit të ekspertëve të përfshirë në proces – prof. dr. Aleksandar Spasenovski, prof. dr. Gordan Georgiev dhe prof. dr. Memet Memeti.

Gjithashtu, është paralajmëruar prania e kryetarit të Manastirit, Toni Konjanovski, si dhe kryetarëve të komunave nga rajoni Jugperëndimor dhe rajoni i Pollogut.

Ngjarja është organizuar nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa e mbështetur nga projekti “Forcimi i Këshillave Komunalë” i financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, i bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Programi i për Zhvillm i Kombeve të Bashkuara – UNDP, në bashkëpunim me institucione të tjera kombëtare dhe NJVL.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More