Ngriten 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Çair dhe Gjorçe Petrov

nga D V

Shkup, 6 nëntor – Ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup gjatë ditës së djeshme, realizuan aktivitete për largimin e 60 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair dhe Gjorçe Petrov të Shkupit.

“Është larguar deponia e egër e gjerë e vendosur pranë SHFK “Hasan Prishtina” në lagjen Serovë, ndërsa është intervenuar edhe në rrugën “Sllavej Pllanina” – në afërsi të Teqes së Shkupit si dhe në bulevardin “Nikolla Karev” (Ruga e Plastikave), ku janë ngritur gjithsej 40 metra kub mbetje kryesisht të vëllimshme dhe ndërtimi”, njoftoi NP “Higjiena Komunale” – Shkup.

Në kuadër të ndërrimit të tretë është realizuar edhe pastrimi i deponisë së egër në rrugën “Ushtria e Maqedonisë” në komunën  Gjorçe Petrov, ku janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 20 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More