Nikolloski: BERZH siguron 21 milionë euro për pesë lokomotiva të reja elektrike

nga Xh M

Shkup, 27 nëntor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka siguruar fonde nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për modernizimin e Hekurudhave të vendit. Lajmin e bëri të ditur zv.kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë seancës së pyetjeve parlamentare në Kuvend.

Sipas tij, BERZH ka aprovuar një financim prej rreth 21 milionë eurosh, i cili do të mundësojë blerjen e të paktën pesë lokomotivave të reja elektrike.

“Kur u formua kjo Qeveri vitin e kaluar, për fat të keq nuk kishim asnjë lokomotivë aktive. Sot kemi 11 – katër më të reja dhe shtatë më të vjetra. Me nëntë lokomotiva elektrike në funksion, do të jemi në gjendje të mbulojmë të gjithë transportin e mallrave në vend”, deklaroi Nikolloski.

Ai shtoi se lokomotivat e reja pritet të dorëzohen brenda dy vitesh, ndërsa thirrja për prokurim do të shpallet në mars të vitit të ardhshëm, sipas njoftimit të marrë nga BERZH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More