Nikolloski: Lajme të shkëlqyera nga Brukseli, shoferët pranohen si profesionistë

nga D. V.

Shkup, 29 janar – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi se Brukseli do të miratojë një Strategji të re për vizat e cila do të zgjidhë problemin e transportuesve të cilët për katër ditë kanë bllokuar vendkalimet kufitare drejt zonës Shengen.

“Sapo mora lajme të shkëlqyera nga Brukseli në lidhje me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim. Pas protestave dhe ofensivës së fortë në periudhën e kaluar, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për vizat që do të thotë zgjidhje e problemit me të cilin përballen shoferët profesionistë”, shkruan Nikolloski në një postim në Fejsbuk, duke ndarë një pjesë të risive.

Nikolloski falënderon, siç thotë ai, të gjithë miqtë e Maqedonisë që ndihmuan me qëllim zgjidhjen e këtij problemi.

Vlerësimet fillestare të Odave janë se humbjet ditore për rajonin nga bllokadat e kufijve vetëm në eksportin arrijnë 100 milionë euro, ndërsa alarmohet edhe për pasojat e mungesës së disa produkteve të importuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More