Toshkovski: MPB-ja ende nuk ka dorëzuar deri te Qeveria sistematizimin e ri

nga D. V.

Shkup, 29 janar – Nuk do të lejoj kurrë që siguria të rrezikohet në asnjë qytet në Maqedoni me emërime, shkarkime, largime ose ndonjë riorganizim tjetër të strukturave të brendshme të MPB-së, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Toshkovski theksoi se në dy vitet e fundit, siguria e qytetarëve ka qenë shumë e favorshme, veçanërisht nëse merren parasysh shifrat totale të krimit të cilat, siç përmendi, “janë më të mirat në 20 vitet e fundit”.

Ministri informoi gjithashtu se MPB-ja deri te qeveria ende nuk ka dorëzuar sistematizimin e ri.

“Stacionet policore në Dibër, Strumicë, Shtip, Saraj, Ilinden do të punojnë sipas ligjit dhe sistematizimit. Një sistematizim i ri ende nuk i është propozuar Qeverisë nga MPB-ja dhe Qeveria nuk ka miratuar një sistematizim të ri për punën e MPB-së. Kur të përgatitet një sistematizim i ri nga shërbimet e MPB-së, ai do t’i propozohet Qeverisë dhe kur ajo ta miratojë, ne do të vazhdojmë ta implementojmë. Gjithçka që kemi bërë në 1.5-2 vitet e fundit tregon se siguria e qytetarëve është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me më parë, veçanërisht nëse merren parasysh shifrat për kriminalitetin total. Shifrat janë më të mirat në 20 vitet e fundit”, theksoi Toshkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More