Nikolloski merr pjesë në forumin ministror të nivelit të lartë në Stamboll

nga Redaksia

Shkup, 28 qershor – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot dhe nesër po merr pjesë në Forumin për Ministrat e Transportit që po mbahet në Stamboll, përcjell Zhurnal.mk.

Në agjendën e planifikuar është paraparë një fjalim i zëvendëskryeministrit Nikolloski në panelin me titull “Mundësi dhe zgjidhje inovative për financimin e korridoreve të transportit”.

Në Forumin “Lidhja Globale e Transportit” është parashikuar të mbajë fjalim presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ministri i Transportit të Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, si dhe ministra të tjerë nga Evropa dhe bota.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe shumë ministra, si ministri i Transportit të Spanjës, i Shqipërisë, i Arabisë Saudite, i Singaporit, i Malit të Zi, i Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe shumë përfaqësues të lartë nga institucione të fushës së transportit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More