Nikolloski në Budapest në takimin e ministrave të transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

nga D V

Shkup, 19 shtator – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot dhe nesër është për vizitë pune në Hungari, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në takimin në Budapest do të bisedohet për prioritetet në sektorin e transportit si faktor kyç në integrimin ekonomik të BE-së dhe konkurrencës. Përveç ministrave të transportit nga Unioni, në takimin joformal marrin pjesë edhe ministrat e transportit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, nga vendet e EFTA-s, më tutje Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave transportuese, njoftoi Ministria e Transportit.

Takimi i ministrave është paraparë të zgjasë në dy sesione. Në sesionin e parë do të flitet për përmirësimin e konkurrencës së sektorit të transportit të BE-së, përmes debatit për përmirësim të lidhjes mes BE-së dhe vendeve fqinje, sfidat dhe mundësitë të cilat dalin nga transporti i gjelbër si dhe digjitalizimi në transport.

Fokus i veçantë në sesionin e dytë do të jetë sektori hekurudhor, masat dhe strategjitë e nevojshme për vendosje  të rrjetit të shpejtë hekurudhor, përmirësim të lidhjeve mes vendeve rurale dhe urbane dhe mobilizim të burimeve të nevojshme për përmirësimin e konkurrencës së sektorit.

Takimi i ministrave është organizuar nga Hungaria në kuadër të presidencës së saj me Bashkimin Evropian, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Transportit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More