Shkup, 2 maj – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot në një takim pune me ambasadorin e Italisë, Paolo Palminteri e prezantoi programin zhvillimor të Qeverisë dhe investimet në infrastrukturë. U ngritën pyetje në lidhje me bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë në zbatimin e projekteve të infrastrukturës.

Siç njoftoi Ministria e Transportit, në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime mbi çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri Nikolloski konfirmoi bashkëpunimin e mirë me Italinë dhe theksoi nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik. Ai gjithashtu e informoi ambasadorin mbi procesin e reformave të vendit si pjesë e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Zëvendëskryeministri Nikolloski shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e ofruar nga Italia, ndërsa të dy bashkëbisedueait ranë dakord për intensifikimin e një bashkëpunimi të tillë midis dy vendeve”, njoftoi Ministria e Transportit.