MPB dhe Ministria e Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi

nga D. V.

Shkup, 2 maj – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i Sportit Borko Ristovski nënshkruan sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive në fushën e përgatitjes fizike dhe veprimtarisë sportive.

Me këtë Memorandum bashkëpunimi përcaktohet korniza ndërmjet palëve nënshkruese për çështjet me interes të ndërsjellë bazuar në shfrytëzimin e kushteve ekspertizo- shkencore, profesionale, materialo-teknike dhe hapësinore që synojnë promovimin e aktiviteteve arsimore, kërkimore dhe aplikative përmes të cilave do të realizohet bashkëpunimi mbi çështjet me interes të përbashkët.

“Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne e ngremë bashkëpunimin tonë tashmë të shkëlqyer në një nivel më të lartë, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në punën e ministrisë dhe në përgatitjen e kadetëve dhe nëpunësve policorë. Sporti dhe përgatitja fizike janë të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen me sukses të detyrave të nëpunësve policorë dhe me këtë ruajtjen e sigurisë së qytetarëve. Projektet e planifikuara me Ministrinë e Sportit do të nënkuptojnë përmirësimin e terreneve dhe mundësive për aktivitete sportive cilësore në nivelin e forcave policore evropiane me të vetmin qëllim – të kemi një forcë policore të përgatitur dhe të gatshme që do të jetë një garantuese e vërtetë e sigurisë së qytetarëve të saj”, theksoi Ministri Toshkovski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More