Nikolloski: Pas zgjedhjeve lokale, masa dhe volitshmëri të reja për blerjen e banesave dhe shtëpive për të rinjtë

nga D. V.

Shtip, 19 shtator – Qeveria, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, do t’i shpallë masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave në Shkup, por edhe në disa qendra të tjera në vend. Fokusi është vendosur tek të rinjtë, që më lehtë të sigurojnë strehim, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili sot në Shtip iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se cilat masa dhe lehtësime do të ndërmerren për uljen e çmimeve të banesave. Nikolloski theksoi se nuk ka logjikë ekonomike për atë që po ndodh.

“Unë njoh shumë që shesin, ndërsa pak që kanë blerë me ato çmime. Çmimet duhet të ulen, janë tepër të larta. Sigurisht që ne po përpiqemi të ndihmojmë. Fokusi më i madh është tek të rinjtë, sepse ata janë ata që kanë nevojë për banim, veçanërisht ata që blejnë për herë të parë një shtëpi apo banesë, dhe në këtë drejtim është mbështetja, ndërsa do të ketë edhe masa të tjera. Tani jemi në periudhë zgjedhore dhe, në përputhje me kufizimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nuk mund t’i paraqesim të gjitha, një pjesë prej tyre do t’i paraqesim pas përfundimit të zgjedhjeve, të cilat do të jenë në drejtim të rregullimit të çmimeve dhe krijimit të mundësive që të rinjtë shumë më lehtë të blejnë një banesë apo shtëpi”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se Shtipi mund të bëhet një nga qendrat për ndërtimin e një numri të madh të banesave dhe shtëpive, për të cilat ka inters nga Ndërmarrjet Publike për Ekonomizimin dhe Hapësirën Afariste, si edhe nga investitorë privatë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More