Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse përfaqësuesit e koalicionit qeveritar do t fitojnë në zgjedhjet lokale më 19 shtator, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Qeveria është stabile dhe koherente, ndërsa koalicioni qeveritar do të fitojë në këto zgjedhje lokale”, tha Mickoski në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai theksoi se Qeveria ka mandat prej katër vjetëve, periudhë për të cilën planifikon t’i realizojë projektet e premtuara, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç tha, do të thonë vetëm anulim i tyre për të paktën gjashtë muaj.

“Si VMRO-DPMNE, zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të na përshtaten, por ne nuk i shohim gjërat në terma partiakë, por në terma shtetërorë. Nëse shkojmë në zgjedhje, të gjitha projektet që duhet të zbatojmë do të ngecin për të paktën gjashtë muaj”, tha Mickoski.

I pyetur nëse pret të ketë probleme në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pse dikush po luan përsëri kartën e nacionalizmit, ai tha se nuk ka informacion se ka indikacione për incidente të planifikuara.

“Dikush nuk ka asgjë për t’u ofruar qytetarëve në zgjedhje përveç nacionalizmit, sepse BDI-së nuk i është njohur asnjë projekt i zbatuar në 22 vitet e fundit. Prandaj është logjike që ata të luajnë me nacionalizmin sepse aty janë më të fortë. Ata janë të orientuar drejt së kaluarës, ndërsa ne jemi të orientuar drejt së ardhmes dhe zbatimit të projekteve të premtuara”, theksoi Mickoski.

Prandaj, siç tha ai, ata nuk do të zhvillojnë fushatë negative për zgjedhjet lokale, por do të përqendrohen në një fushatë me tone qetësuese dhe në ofrimin e projekteve realisht të realizueshme dhe jo në atë që ka qenë në të kaluarën.

“Puna jonë është në terren me ofrim të projekteve, ndërsa e tyrja në ndarje etnike dhe kthim në të kaluatën”, potencoi Mickoski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More