Nikolloski, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn

nga Xh M

Shkup, 3 korrik – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Transportit, në takim Nikolloski dërgoi urime për ndërmarrjen e kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Hungarisë, me porosi se Qeveria mbetet fuqishëm e përqendruar në agjendën evropiane.

“Gjithashtu ministri Nikolloski i potencoi proceset e reformave, duke theksuar planet e Qeverisë për integrim rajonal dhe fuqizim të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksohet në kumtesë.

Në takim ishin shkëmbyer informacione rreth përvojave për modernizimin e infrastrukturës rajonale, me fokus të veçantë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.

“Hungarinë e shohim si partnere shumëvjeçare dhe mike dhe e madhe është mbështetja të cilën e mundëson Hungaria për procesin e integrimeve evropiane si prioritet i lartë”, potencoi në takim ministri Nikolloski.

Që të dy u pajtuan për fuqizim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit në sfera me interes të përbashkët për të dyja vendet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More