Shkup, 2 korrik – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot ka realizuar takim pune me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev. Në takim ishin prezentë edhe një pjesë e ekipit të drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, të cilët punojnë në rastet në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në takim u diskutua për informacionin e publikuar në raportin e fundit të Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe për revizionin e bërë për realizimin e investimeve kapitale në sektorin publik të rrugëve shtetërore dhe infrastrukturës hekurudhore, si tregues të mundshëm për shpenzime të papërgjegjshme të fondeve buxhetore.
“Në mbledhjen e sotme diskutuam për dëshmitë e krimit të kryer dhe shpenzimet e papërgjegjshme të parave në kuadër të NP për Rrugët Shtetërore dhe NP për Infrastrukturën Hekurudhore. Këto të dhëna dolën nga raporti për realizimin e investimeve kapitale të Entit Shtetëror të Revizionit dhe në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen edhe subjekte dhe aktivitete të tjera brenda Ministrisë së Transportit dhe institucioneve në varësi të saj. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është prioriteti kryesor i kësaj qeverie. Të gjitha krimet e mundshme do të hetohen. Nuk do të lejojmë që askush t’i vjedhë paratë e qytetarëve dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, tha pas takimit ministri Nikollovski.
Që tani, si dy figura që mund të rezultojnë më të prekura nga ky paralajmrim, janë Ejup Rrustemi dhe Artan Grubi, njëri drejtor i Agjenccisë së Rrugëve, e tjetri sh zv/kryeministër, njëheri kompetent për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10.
Seriozitet paralajmërimit i jep takimi me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, që do të thotë se janë marë masa të nivelit më të lartë si për aksionin eventual për arrestim(e), por edhe për sigurimin e dëshmive të nevojshme./Zhurnal