Shkup, 2 tetor – Deputeti nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski thekson se Qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni nuk kanë prezantuar asnjë masë të re për zhvillimin e bujqësisë në 100 ditët e para, nuk ka çmime të garantuara të blerjes dhe nuk paguhen rregullisht subvencionet.
“Mungojnë idetë, nuk ka masa të reja, nuk ka çmime të garantuara për blerje, ka subvencione të parregullta, d.m.th. subvencionet nuk paguhen dhe kjo na kujton një kohë tjetër kur bëheshin lista dhe përzgjedhje partiake”, tha Nikollovski për “Sitel”.
Në të njëjtën kohë Nikollovski theksoi se stafi i OBRM-PDUKM-së në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, tani ka një situatë ku ka zero denarë të prapambetura dhe pagesa e subvencioneve sërish vonohet, gjë që nuk ishte rasti në vitin 2017 kur LSDM erdhi në pushtet.
I pyetur për rritjen e çmimit të blerjes së rrushit, Nikollovski theksoi se rritja është rezultat i Ligjit për verërat që është miratuar në kohën e Qeverisë së LSDM-së.