Nikollvski në takim me BNJVL: Fillojmë mr përpunimin e një procedure të re të unifikuar për vendosje të pajisjes urbane për të gjitha komunat

nga D. V.

Shkup, 10 prill – Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot së bashku me zëvendësministren Kaltritina Zekolli Shaqiri ka realizuar takim pune me BNJVL-në.

“Fillojmë me përpunimin e një procedure të re të unifikuar për vendosje të pajisjes urbane për të gjitha komunat, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri Nikolloski.

Në takin janë shqyrtuar mundësitë për vendosje të riregullimit ligjor të procedurës për vendosje të pajisjes urbane, gjegjësisht mundësisë për përpunimin e një Rregulloreje të re, me të cilin do të rregullohet procedura për vendosje të pajisjes urbane.

“Grupi punues, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe përfaqësues të BNJVL-së, do të punojnë së bashku në periudhën e ardhshme për të përgatitur rregulloret dhe brenda një periudhe të arsyeshme kohore pritet të përgatitet një Rregullore e re për këtë qëllim”, shkroi Nikolloski në Fejsbuk.

Qeveria dhe Ministria e Transportit, njoftoi ministri Nikolloski, i shohin komunat si partnerë të barabartë në krijimin e zgjidhjeve ligjore, veçanërisht në pjesën e ndërtimit dhe tokës ndërtimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More