Nikolovska: Të gjithë politikanët flasin për pandëshkueshmërinë, ndërsa pikërisht ata e krijuan atë

nga Xh M

Shkup, 27 nëntor – Gjykatësja e parë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe kryetare e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikolovska, në emisionin “Click Plus” në TV21 komentoi mbi perceptimin e pandëshkueshmërisë në sistemin gjyqësor.

Nikolovska theksoi se opinioni publik shpesh e kritikon pushtetin gjyqësor për pandëshkueshmëri, por se gjyqësori nuk është gjithmonë fajtor.

“Të gjithë politikanët flasin për pandëshkueshmëri, por pikërisht ata vetë e krijuan atë pandëshkueshmëri,” tha ajo, duke nënvizuar se problemet lindin, ndër të tjera, nga parashkrimi i procedurave si rezultat i ndryshimeve në Kodin Penal dhe zgjidhjet jo të përshtatshme ligjore.

Sipas Nikolovskës, është e nevojshme të kuptohet se arsyet për ngecjet dhe perceptimin e pandëshkueshmërisë shpesh janë politike, e jo ekskluzivisht të lidhura me sistemin e drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More