Nipat e Agron Kapllanajt, të pandehur/ Fier, mbyllen hetimet, dhunuan agjentët e BKH gjatë operacionit të SPAK

nga L. M

Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim shtetasit Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj pasi 6 muaj më parë dhunuan disa agjentë të BKH.

Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.“Në përfundim të hetimeve të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrit të provohet se, më datë 15.04.2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sëbashku me oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në qytetin e Fierit të planizuar me shërbim, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore. Gjatë ditës sipas dinamikës kanë lëvizur në vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Po në këtë datë, punonjësit e policisë janë ndjekur dhe më pas ndaluar nga të pandehurit, ku pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimeve aktive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të policisë, për shkak të ushtrimit të detyrës së ligjshme të tyre”, bëri me dije Prokuroria

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More