Nis hetimi për rastin e djegies së vilës së Bajqinovcit

nga Xh M

Vila e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është përfshirë sonte nga zjarri.

Ekipet policore kanë shkuar në vendngjarje menjëherë dhe nuk kanë raportuar për të lënduar nga aty.

Hetuesit kanë nisur hetimin për rastin. “Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, ka thënë për RTKlive zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More