Nis mbledhja e Qeverisë në Dajt, kush janë të pranishmit. Zbardhen detajet

nga Xh M

Ka nisur në vilën qeveritare në Dajt mbledhja e qeverisë, e para për këtë sezon të ri politik.

Në këtë mbledhje do ta bëhet një analizë pune për secilin prej sektorëve. Retreati është i ndarë në blloqe raportimi, në varësi të tematikave.

Secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon. Po ashtu në fokus pritet të jetë edhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim.

Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive dhe të diskutohet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, 2025.

Të pranishëm janë ministrat, drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë, kryetarja e Parlamentit, nënkryetari i Parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe kryetarët e komisioneve Parlamentare të PS.

Ndërkohë, më 8 shtator Edi Rama do të mbledhë strukturat e partisë, e saktësisht Asamblenë e dalë nga Kongresi i 28 korrikut.

Asambleja e re do të mblidhet në Durrës dhe do të zgjedhë kryesinë. Po në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe sekretariati i ri i partisë.

Me interes priten edhe ndryshimet e mundshme në drejtuesit politik të qarqeve, pak muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More