Nis restaurimi i kishës së Shën Nikollës në Vuno

nga D V

Në fshatin Vuno ka nisur puna për restaurimin e kishës së Shën Nikollës.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën të ditur se në kuadër të projektit për restaurimin e kishës janë planifikuar të bëhen ndërhyrjet si më poshtë: konsolidim strukturor; restaurim i strukturave të gurit; ndërtim çatie; sistemim territori; drenazhim përreth dhe dyer dhe dritare druri.

Sipas IKTK-së, aktualisht kisha, e ndodhur në pjesën e sipërme të fshatit, është e rrënuar, duke mos i shërbyer prej vitesh komunitetit të fshatit.

Kjo kishë është shpallur monument kulture i kategorisë së parë (I) në vitin 2015, ndodhet në fshatin Vuno, rreth 9 km nga qyteti i Himarës.

Projekti për restaurimin e kishës u financua nga Banka Amerikane e Investimeve.

Kisha u ndërtua në shekullin XVI nga dy familje autoktone dhe dishendente nga të cilat vijnë dhe dy emra të shquar të artit shqiptar si aktori Robert Ndrenika dhe regjisori Dhimitër Anagnosti.

Kisha ishte e ruajtur në formën e saj më të mirë deri në vitin 1967, pas shembjes me vendim të regjimit komunist. Tashmë aty gjenden vetëm rrënojat e mureve, të cilat japin më së miri idenë mbi bukurinë që ka pasur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More