(E përditësuar) Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur mbledhjen dhe janë duke diskutuar për votat që do të vijnë nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ata po diskutojnë për opsionet dhe afatet e veprimeve për votimin me postë, ku si çështje po shtrohet mënyra e paketimit të votave me zarf dhe ardhjes së tyre me postë apo versioni i platformës digjitale.
https://www.facebook.com/watch/?v=735496596251730
KQZ mban mbledhje, do të diskutohet për procesin e votimit me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës sot, duke filluar nga ora 18:00, ku në rend dite janë çështje që lidhen me votimin me postë.
Sipas komunikatës për media nga KQZ, gjatë mbledhjes do të shqyrtohen:
Opsionet dhe afatet e veprimeve për votimin me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025;
- Dokumenti i kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës;
- Kërkesat për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveçan.
Në komunikatë theksohet se në mbledhjen e sotme është planifikuar vetëm ndryshimi i datës për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Data e re do të vendoset gjatë mbledhjes.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.