Nisin punimet për zgjerimin e rrugës në fshatin Llacë – Kasami: “Tetova nuk ndalet”

nga Redaksia

Tetovë, 15 nëntor – Në fshatin Llacë kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës, ndërsa paralelisht do të vazhdohet edhe me asfaltimin e saj. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili ka shpërndarë edhe pamje nga terreni.

“Mirëmëngjesi nga fshati Llacë! Me këto pamje të punimeve ku po zgjerojmë rrugën dhe pastaj vazhdojmë me asfaltimin, ju uroj një fundjavë të bukur! Tetova s’ndalet!”, ka shkruar Kasami.

Nga Komuna e Tetovës njoftohet se investimet infrastrukturore në zonat rurale vazhdojnë të mbeten prioritet, me synim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe sigurisë rrugore për banorët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More