Shkup, 15 nëntor – Driton Nebiu, ka dhënë mbështetje publike për vendimin e Krenar Llogës, i cili mbrëmjen që lamë pas njoftoi tërheqjen e tij nga ASh e Ziadin Selës dhe nga jeta partiake.
Nebiu, duke ndarë fotografi me Llogën, mes tjerash shprehet krenar me Llogën të cilin e etiketon si vëlla.
“Bashkëveprimi ishte vetëm edhe një shtyllë për ta plotësuar vëllazërinë.
Pushimi i aktivitetit tënd kurrsesi nuk ndryshon ate që je për mua.
VËLLA.
Krenar me ty vëlla Krenar.”, shkruan Nebiu.
Megjithatë, kjo mbështetje ngrit dilema se mos vallë edhe Nebiu do të tërhiqet nga ASh dhe t’i bashkohet Llogës. Ndërkaq, tashmë dihet edhe në terren se Lloga dhe Nebiu, janë ndër figurat elektorale të ASh-së së Ziadin Selës në rajonet ku veprojnë.
https://www.facebook.com/driton.nebiu/posts/25651368861135908?ref=embed_post