Një djalosh me lëndime nga armë zjarri është dërguar në qendrën urgjente të Komplesit të Klinikave

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Një djalosh me lëndime nga armë zjarri është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme pasdite informojnë se sot në orën 01:04, në Sektorin për Punë të Brendshme-Shkup, nga Qendra Urgjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nëna Terezë”, është raportuar se tek ata me lëndime nga armë zjarri është sjellë M.I., 18-të vjeçar nga Shkupi.

“Nëpunësit policor nga Stacioni Policor – Bit Pazar kanë kryer bisedë me V.I., 28-të vjeçar nga Shkupi, i cili me automjet e ka marrë të plagosurin, me ç’rast ka deklaruar se në rrugën “Metodija Mitevski”, një person, i cili ishte me biçikletë, disa herë me armë zjarri ka gjuajtur ndaj M.I. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqarojnë nga MPB.

 Është kryer ekspertizë dhe nga MPB theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More