Një ekip i Ndihmës Urgjente ka ngecur në ashensor në Kisella Vodë që kishte rënë nga kati përdhesë në bodrum

nga D V

Shkup, 26 qershor – Një ekip i Ndihmës Urgjente Mjekësore nga Shkupi është bllokuar në ashensor në pjesën e bodrumit në një ndërtesë në rrugën “Hristo Tatarçev” nr.47 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit. Për këtë kanë marrë denoncim në telefonin 112 në orën 11:22, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Nga ana e QMK urgjentisht janë njoftuar Brigada e Mbrojtjes Kundër Zjarrit dhe SPB Shkup. Ashensori kishte rënë nga kati përdhesë në bodrum. Në të ka pasur një ekip i Ndihmës Urgjente Mjekësore. Të paktën katër persona ishin në ashensor në momentin e rënies, ndërsa nuk ka pasur pacient, sepse ekipi ishte në konstatim të vdekjes”, saktësojnë nga QMK.

Më parë QMK informoi se në ashensor është bllokuar ekipi i Ndihmës Urgjente bashkë me një pacient. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More