Një foshnjë shtatëmujore ka vdekur në Klinikën e fëmijëve në Shkup, drejtori thotë se ka pasur probleme shëndetësore

nga D V

Shkup, 16 dhjetor – Një foshnjë shtatëmujore mbrëmë ka vdekur në repartin për kujdes intensiv pranë Klinikës për fëmijë në Shkup.

Drejtori i Klinikës, Rexhep Memedi në deklaratë për MIA-n sqaron se foshnja ka qenë me problem gjenetik dhe ka pasur disa organe të dëmtuara.

Sipas Memedit, janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka gabim të mjekëve. Ai thotë se bëhet fjalë për presion të pabazuar ndaj Klinikës dhe personelit shëndetësor në këtë institucion.

Trupi i foshnjës është dërguar për autopsi në Patologji.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More