Një grua nga Zhelina mashtrohet me 1.850 euro nga një “bamirës” nga Kosova i cili i kishte premtuar ndërtimin e shtëpisë

nga Xh M

Dje, në Stacionin Policor në Tetovë, një grua 53-vjeçare nga fshati Zhelinë ka raportuar se është mashtruar nga J.K. nga Kosova, i cili përmes rrjeteve sociale ofronte ndihmë për ndërtimin e shtëpive për persona pa strehë.

“Sipas deklaratës së denoncueses, ajo kishte hyrë në kontakt me personin në fjalë, i cili i kishte premtuar se do t’i ndërtonte një shtëpi, por së pari duhej t’i jepte 1.850 euro, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve për ndërtim do t’i mbulonte vetë. Pasi i kishte dorëzuar paratë gjatë muajit mars të këtij viti, i dyshuari i kishte thënë se kishte porositur materiale ndërtimore dhe se ndërtimi do të fillonte më 15.4.2025. Megjithatë, në vend të asaj date, hera e fundit që kishte mundur të kontaktonte me J.K. ishte më 17.4.2025, kur ai ishte sjellë në mënyrë agresive, e kishte kërcënuar me fjalë të pahijshme dhe më pas e kishte bllokuar që të mos e kontaktonte më me telefon,” njoftoi policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More