Një helikopter i armatës po e shuan zjarrin në malin Serta, do t’i bashkangjiten edhe helikopteri i policisë dhe dy “er traktorë”

nga D V

Negotinë, 13 korrik – Si përforcim i forcave që po e shuajnë zjarrin nga toka në komunën e Negotinës, një helikopter i armatës filloi të veprojë ndaj flakëve të zjarrit në malin Serta. Helikipteri i policisë po përgatitet të fluturojë. Dy “er traktorë” drejt Sertës do të fluturojnë në orën 10, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Shtabi i krizës i Komunës Negotinë mbrëmë doli me rekomandime drejtuar amvisërive në fshat dhe në qytet, detyrimisht të bëjnë pastrimin e sipërfaqeve të barit rreth oborreve të veta, pronave dhe rajoneve të tjera.

“U bëjmë thirrje popullatës lokale për shpejtim më të madh, ndjekje të udhëzimeve nga ana e MPB-së, të mos ketë lëvizje më të mëdha drejt vendeve kritike. Gjithashtu, është kërkuar sërish nga QMK dhe DMSH mbështetje ajrore për ditën e nesërme, në mënyrë që të mjund të bëhet lokalizimi më i shpejë i zjarreve”, informuan mbrëmë nga Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim pranë vetëqeverisjes lokale.

Ky trup komunal, i formuar pasi që sshpërtheu zjarri i madh, mbrëmë mbajti takim, ndërsa anëtarët e shtabit u njoftuan me gjendjet në terren nga ana e përfaqësuesve të QMK-së, DMSH-së dhe MPB-së.

Zjarri në territorin e Negotinës shpërtheu të mërkurën rreth orës 10:30.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More