Një milion euro investim për ndërtimin e ujësjellësit të ri në lagjen e Sahat Kullës në Çair, me këtë ringjallet edhe Çarshia e Vjetër e Shkupit

nga D. V.

Shkup, 27 gusht – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH) do të investojë një milion euro në ndërtimin e sistemit të ri të furnizimit me ujë në vendbanimin e Sahat Kullës në Komunën e Çairit.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot gjatë inspektimit të punëve ndërtimore në vendbanimin e Sahat Kullës, theksoi se bëhet fjalë për ndërtim të plotë të kanalizimit atmosferik dhe fekal i cili do t’u shërbejë mbi 2.000 banorëve të kësaj lagje.

“Bëhet fjalë për projekt me vlerë mbi një milion euro në këtë lagje, ku prej vitesh nuk është bërë asnjë investim. Gjëja më e rëndësishme është se këto janë gypat e fundit të azbestit që janë kancerogjene dhe të pashëndetshme për qytetarët e kësaj zone. E dyta, nuk investohet parcialisht, por plotësisht, e gjithë infrastruktura nëntokësore për këto rrugë dhe rrugica ku ka rreth dy mijë banorë. Investimi është nga Ministria e Ekologjisë përmes Komunës së Çairit”, ka thënë zëvendëskryeministri Mexhiti.

Ky rajon është pjesë e Çarshisë së Shkupit, ku ka dhjetëra hotele dhe për këtë arsye, shtoi ai, “është pjesë shumë e rëndësishme për akomodimin e turistëve që vijnë nga vende të ndryshme apo destinacione të ndryshme”.

Mexhiti theksoi se ky investim ndihmon drejtpërdrejt në ringjalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More