Një person është lënduar në zjarrin në Vizbeg

nga D. V.

Shkup, 9 korrik – Një person është lënduar në zjarrin i cili shpërtheu sot në deponinë ilegale në Vizbeg. Nga zjarri janë kapluar automjete të vjetra me bombola gazi për çka dëgjohen shpërthime. Nuk ka kapluar shtëpi.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se një person është lënduar dhe dërguar për dhënie të ndihmës mjekësore.

“Sot (09.07.2025) në orën 09:16 të mëngjesit, në SPB Shkup është raportuar zjarr në një depo për skrap metalesh në rrugën “B. Buna” në Shkup, që do të thotë se automjetet e dëmtuara me pajisje gazi të instaluara po digjen dhe prej tyre dëgjohen shpërthime. Deri më tani nuk është prekur asnjë pronë private – shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e rastit. Deri më tani, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore”, thuhet në informacionin e MPB-së.

Në shuarjen e zjarrit përveç zjarrfikësve dhe automjeteve të Higjienës Komunale, janë përfshirë edhe një “er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More