Një person është vrarë gjatë një përleshje para një kazinoje në Kavadar

nga D. V.

Kavadar, 27 gusht – Një person, i lindur në vitin 1982, është vrarë gjatë një përleshjeje para një kazinoje në Kavadar. Këtë informacion për MIA-n e konfirmoi mjeku Antoan Parakeov, drejtues i Shërbimit mjekësor emergjent.

“Është e vërtetë, ka pasur një vrasje gjatë një përleshjeje, mëngjesin e sotëm rreth orës pesë, para një kazinoje. Bëhet fjalë për lëndime vdekjeprurëse në kokë. Ekipi ynë mori një thirrje dhe menjëherë ishte në vendngjarje, por, konstatoi se personi kishte vdekur, pa shenja jete”, sqaroi mjeku për MIA-n.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More