Një shqiptar debuton te kombëtarja e Meksikës

nga D. V.

Mattheo Dimareli po bëhet një nga emrat më të diskutuar në futbollin e të rinjve përtej oqeanit. I lindur në Shtetet e Bashkuara nga një nënë meksikane dhe një baba shqiptar, 16-vjeçari po tërheq vëmendjen e mediave për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe historinë e veçantë familjare.

Anësori i majtë, i njohur për shpejtësinë, shkëlqimin teknik dhe goditjet e fuqishme, po luan ndeshjet e tij të para me kombëtaren e Meksikës në nivel të të rinjve. Vetëm disa ditë më parë, Dimareli realizoi golin e tij të parë me fanellën meksikane në përballjen kundër Kosta Rikës, duke shkëlqyer në debutim dhe duke marrë vlerësime të shumta.

Një shqiptar debuton te kombëtarja e Meksikës

Aktualisht, futbollisti që mund të përfaqësojë edhe kombëtaren kuqezi është pjesë e akademisë së Houston Dynamo në MLS, ku ka spikatur shpejt si një talent në shpërthim e sipër, duke u konsideruar një prej lojtarëve më premtues të gjeneratës së tij.

Por ajo që e bën edhe më të veçantë sulmuesin është fakti se në të ardhmen mund të përfaqësojë katër kombëtare: Meksikën, SHBA-të, Shqipërinë ose Greqinë

E ardhmja e tij ndërkombëtare mbetet e hapur, ndërsa paraqitjet e fundit tregojnë se ky emër pritet të dëgjohet gjatë në vitet në vijim. (A2 Televizion)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More