Trajneri i Bournemouthit konfirmon largimin e menjëhershëm të Semenyos

nga D. V.

Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, ka konfirmuar transferimin e afërt të Antoine Semenyos te Manchester City pas fitores ndaj Tottenham Hotspur.

Semenyo shënoi golin e fitores 3-2 në një lamtumirë perfekte për klubin e tij. Duke folur për BBC Match of the Day, Iraola konfirmoi largimin e tij.

“Kishim nevojë për këtë, kemi qenë shumë afër në ndeshjet e fundit. Futbolli nuk mund të kalojë çdo herë në anën tjetër dhe sot ishte momenti perfekt, edhe për Antoine [Semenyo]”, ka thënë fillimisht Iraola.

“Të luante ashtu siç luante, me përkushtimin për të ndihmuar në çfarëdo mënyre deri në sekondën e fundit. Mendoj se futbolli ka qenë i drejtë dhe i ka dhënë një moment të bukur”.

“Ndeshja e fundit e Semenyos për Bournemouth? Mendoj se ishte, për fat të keq për ne mendoj se ishte. Ai ka qenë, nëse jo më i miri, një nga më të mirët që kam stërvitur. Ai është përmirësuar çdo sezon”.

“Ai ka shënuar 10 gola në gjysmë sezoni dhe nuk është një numër nëntë. Nuk janë vetëm numrat, por shumë gjëra – fiziku, topat në ajër dhe faza mbrojtëse. Ai do të jetë një humbje e madhe”, përfundoi trajneri i Bournemouthit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More