Një skandal seksual “dridhë” Qeverinë e Malit të Zi

nga Redaksia

Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtoratit për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, Mirjana Pajkoviq, dhe ish-këshilltari i Presidentit të Malit të Zi, Dejan Vukshiq, janë në qendër të vëmendjes së skandalit seksual që po trondit qeverinë e këtij vendi. Pasi në fund të dhjetorit në publik u shfaqën pamje eksplicite të Mirjana Pajkoviq, ajo për këtë e ka shpallur përgjegjës pikërisht Vukshiqin, duke paraqitur kallëzim penal kundër tij.

Vukshiq më pas i ka hedhur poshtë, siç thotë ai, “të gjitha pretendimet e pasakta, të paplota dhe tendencioze me të cilat, pa prova, po tentohet t’i atribuohet përgjegjësia për cenimin e privatësisë së Pajkoviq-it dhe shpërndarjen e pamjeve të kontestuara”.

“Për herë të parë këto përmbajtje i kam parë vetëm kur ato filluan të qarkullojnë në mënyrë të paligjshme në rrjetet sociale”, ka deklaruar Vukshiq.

Ai para Vitit të Ri ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të Jakov Milatoviq-it, ndërsa Pajkoviq ka dhënë dorëheqje të premten. Të dy kanë deklaruar se arsyet janë private. /FrontOnline/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More