Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë godet Turqinë perëndimore

nga L. M

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi Turqinë perëndimore të dielën, duke tronditur qytetin Simav në provincën Kutahya dhe zonat përreth.

Mediat dhe autoritetet raportojnë se forca e lëkundjeve sizmike ka shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe Stambollit.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti ndodhi në orën 12:59 sipas orës lokale (09:59 GMT) në një thellësi prej rreth 8.46 kilometrash (5.2 milje).

“Lëkundjet u ndjenë në Turqinë perëndimore, në orën 12:59 GMT, me një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash”, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Dridhja u ndje në provincat përreth. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme.

Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, tha për NTV se kishte panik midis banorëve, por nuk raportohet ende për të lënduar në njerëz apo shkallën e dëmeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More