Nuk ka rëndësi nëse janë civilë apo ushtarakë, Danimarka ndalon të gjithë fluturimet e avionëve në territorin e saj

nga L. M

Danimarka do të ndalojë të gjitha fluturimet e dronëve civilë mbi territorin e saj javën e ardhshme, me qëllim garantimin e sigurisë së Samitit të BE-së, ku krerët e qeverive do të takohen në Kopenhagen, njoftoi sot Ministria e Transportit.

“Danimarka do të presë udhëheqësit evropianë javën e ardhshme dhe ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë sigurisë. Prandaj, nga e hëna deri të premten, ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë”, tha ministria.

Fluturimet e dronëve të panjohur në hapësirën ajrore daneze që nga 22 shtatori kanë çuar në mbylljen e aeroporteve, me Danimarkën që lë të kuptohet për përfshirje të mundshme të Rusisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More