Ohër, 19 qershor – Një trup i pajetë sot pasdite rreth orës 14 është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, para plazhit të bregut të qytetit në Ohër.
Informacionin e konfirmoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, i cili theksoi se mbi trup nuk ka pasur shenja të dhunës.
Vendi është siguruar dhe po vijon hetimi i cili duhet t’i konfirmojë shkaqet për ngjarjen tragjike dhe rrethanat që e shkaktuan këtë.
Në vendin e ngjarjes ishte thirr ekipi i Shërbimit të ndihmës mjekësore urgjente, i cili vetëm ka konstatuar vdekjen.