Njoftim / Shpat Kasapi nderohet me mbledhje Komemorative në komunën e Çairit

nga Redaksia

Shkup, 1 dhjetor – Kryetari i Komunës së Çairit njofton se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Shpat Kasapit do të mbahet të martën, më 2 dhjetor 2025, në orën 13:00, në ambientet e Komunës së Çairit. Ndryshimi i vendndodhjes nga Teatri Shqiptar, siç ishte paralajmëruar më herët, do t’i japë mundësi një numri më të madh njerëzish të bashkohen për këtë ngjarje të rëndësishme.

Në këtë takim përkujtimor do të marrin pjesë qytetarët, miqtë, familjarët dhe artdashësit, të cilët do të nderojnë kujtimin dhe kontributin artistik të Shpat Kasapit dhe trashëgiminë që ai la pas.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndani së bashku këtë moment solemn.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More