Normalizohet qarkullimi nga Vodno e Mesme deri në Sh. Pantelemon

nga D V

Shkup, 20 janar – Komunikacioni në drejtimin rrugor Vodno e Mesme- Sh. Pantelemon nga ora 11 është normalizuar, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Më parë, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se rruga mes Pantelemonit në Nerez të Epërm dhe Vodno të Mesme nuk është e sigurt për lëvizje të automjeteve motorike dhe bëri thirrje që të mos shfrytëzohet për shkak të ngricave.

Në këtë shtrirje, siç thonë nga QMK, dje ishin bllokuar disa automjete dhe sot duhet të dërgohet makinë për intervenim.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në rrugën Stracin – Kumanovë dhe Dibër – Strugë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore dhe nëpër rrugë të lagështa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More