NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

nga D. V.

Shkup, 10 nëntor – NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup ka kryer analiza të ujit të pijshëm, ndërsa me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm.

“Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 03.11.2025 deri më 07.11.2025 mori 206 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More