Shkup, 5 “Mesazhi kryesor që e morëm nga Brukseli është se konteksti gjeopolitik e detyron Bashkimin Evropian ta interpretojë procesin e zgjerimit si një proces të unifikimit të Evropës, i cili përveç domethënies ekonomike ka edhe rëndësi të madhe për sigurinë e Unionit.
Jam i bindur se nëse shteti do t’i kishte bërë ndryshimet kushtetuese, edhe ky raport do të kishte qenë ndryshe në mënyrën se si janë formuluar disa fraza në përmbajtjen e tij, sepse elementi teknik që vlerësohet ka edhe dimension politik.
Por ne, si Qeveri, hapur e themi atë që ua themi qytetarëve dhe atë që ndjejmë se është qëndrimi i popullit tonë — këtë e përcjellim edhe në Bruksel. Kështu janë ndërtuar edhe pozicionet tona. Nuk është vetëm çështja e ndryshimeve kushtetuese, por çështja është se cilat garanci do t’i marrë shteti për parashikueshmërinë e rrugës së tij përpara,” deklaroi Mucunski.