Për shumë dekada, banorët e Bregut Perëndimor të Shteteve të Bashkuara jetuan (dhe ende jetojnë) me frikën e të ashtuquajturit “Të Madhit”, (BIG), domethënë tërmetit të madh që një ditë do të godasë Kaliforninë në SHBA, aty ku pllaka tektonike e Oqeanit Paqësor takohet me atë të Amerikës së Veriut.
Por sipas një studimi të ri nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, realiteti është shumë më shqetësues, pasi dy tërmete masive mund të shkaktohen njëkohësisht dhe të shkaktojnë dëme të mëdha.
“Dominoja” e dy tërmeteve të mëdha: “Cascadia” dhe “San Andreas”
Profesori Chris Goldfinger, sizmolog dhe udhëheqës i hulumtimit, shpjegon se zona e gjerë e Cascadia, e cila shtrihet nga Vankuveri në Kalifornian veriore, është e aftë të shkaktojë tërmete me magnitudë më shumë se 9 në shkallën Rihter dhe të çlirojë sasi të mëdha energjie.
Cili është problemi përtej asaj që pritet?
Ky “shpërthim energjie” mund të veprojë si një “shkas” për zonën fqinje sizmike të San Andreas (për të cilën është bërë edhe një film nga aktori Dwayne Johnson (The Rock), me të njëjtin titull), e cila kalon nëpër Kalifornian jugore, dhe ta aktivizojë atë:
“Nëse Cascadia çlirohet, ka një probabilitet të lartë që San Andreas të vijë pas, po flasim për një skenar… të një filmi katastrofash”, paralajmëron Goldfinger.
Ky zbulim u bë krejtësisht rastësisht, kur ekipi i kërkimit dha koordinatat e gabuara dhe përfundoi 90 kilometra në jug të objektivit të tyre origjinal, në veri të Kalifornisë.
Duke analizuar sedimentet e shtratit të detit, shkencëtarët zbuluan shtresa të dyfishta, të njohura si “ngjarje të dyfishta”, të cilat janë shenja të dy ngjarjeve sizmike që ndodhën pothuajse njëkohësisht, ndoshta me disa minuta ose orë diferencë. Shpjegimi i dhënë është se tërmetet e Cascadia-s “shkaktuan” ato të San Andreas dhe krijuan “çifte” që u regjistruan në të dhënat gjeologjike.
“Nuk jemi gati për këtë”: Paralajmërim i ashpër për dy tërmetet
Sipas Goldifnger, dy zonat tektonike sinkronizohen si dy lëkundje në një sinjal apo frekuencë të vetme.
“Kur të dyja çarjet ‘akordohen’, njëra mund të aktivizojë tjetrën”, shpjegon ai.
Çfarë do të thotë kjo?
Në rast të një tërmeti të madh në bregdetin veriperëndimor, ekziston një mundësi e madhe që të pasojë një i dytë, duke rezultuar në qytete si San Francisco, Portland, Seattle dhe Vancouver, që do të pësojnë dëme të mëdha materiale dhe një krizë të njëkohshme.
Edhe pse shkencëtarët thonë se janë të qetë dhe nuk parashikojnë që dy tërmetet do të ndodhin në të njëjtën ditë, ata theksojnë se intervali kohor midis tyre mund të jetë vetëm disa dekada. Por gjithsesi rreziku mbetet i lartë për shkak të zonës së ndjeshme dhe të njohur si enklavë shumë aktive sizmike.
“Niveli i përgatitjes është mjaft i ulët. Shumë zona u ndërtuan mbi ‘bomba me sahat’ të vërteta”, përfundon Goldfinger.