Përpos detajeve nga takimi dhe deklaratave të dy presidentëve, mediat amerikane kanë zbuluar edhe se çfarë do të shërbehet në tavolinën e drekës.
Sipas kartave të vendosura mbi pjatat e arta, menuja përfshin:
-Një sallatë me angjinare krokante, kopër të grirë hollë dhe një salcë vinegrete me limon;
-Pulë e pjekur në tigan me patate të ëmbla të skuqura, bizele frikase, rukola dhe aioli me rozmarinë;
-Mollë McIntosh dhe shifon karamel me akullore klementine dhe salcë manaferre.
Sigurisht, pjata që ekipi ukrainas shpreson më shumë ta shohë sot në një pjatë të artë nuk është ushqim, por vjen në formën e raketave lundruese Tomahaëk me rreze të gjatë veprimi.
