“Nuk ka hatërmbetje”, Qoku: Jam i kënaqur me koalicionin VLEN

nga D V

Shkup, 17 shtator – I ftuar në Daily Click në TV21, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni te Veriut, Bekim Qoku tha se mos shfaqja e tij në media nuk kishte të bëjë me hatërmbetje ndaj koalicionit VLEN, pasi siç tha, për shkak të mungesës së strukturave të subjektit që ai përfaqëson, u vendos që mis të  jenë pjesë e ekzekutivit, përcjell TV21. Qoku tha se është i kënaqur me koalicionin VLEN.

“Une si përfaqësues i Vetëvendosjes dhe si subjekt i pestë i këtij koalicioni, jam shumë i kënaqur me harmoninë dhe koalicionin në vetvete. Kemi një bashkëpunim dhe një bashkërendim të çdo aktiviteti dhe veprimi që bën VLEN-i dhe këtu nuk ka hatërmbetje është thjesht çështje teknike që subjekti Vetëvendosje të mos jetë pjesë e ekzekutivit sepse mungesë strukturave”, tha Qoku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More