Nuk kishin pranuar të linin banesat – evakuohen 6 familje në Durrës, shkak rritja e prurjeve në lumin Erzen

nga D. V.

Janë evakuuar gjashtë familje mbrëmjen e kaluar në zonën e Katundit të Ri në Durrës.

Sipas burimeve nga emergjencat civile këto familje kanë qenë të përmbytura, por nuk kishin pranuar më parë të linin banesat.

Me rritjen e prurjeve në lumin Erzen ato janë evakuuar si masë sigurie.

Situata raportohet në përmirësim në lagjet periferike të Durrësit, ndërsa prani uji vazhdon të ketë në zona të Katundit të Ri e Sukthit, si dhe në rrugën Kthesa e Perlatit Sukth- Hammallaj. /Tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More