Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

nga D V

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas afro dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt, ka arritur të përmbyll procesin e numërimit të të gjitha votave të rregullta për subjektet politike.

Tashmë në ueb faqen e KQZ-së figuron që numërimi i votave ka përfunduar 100% në 2 mijë e 533 vendvotime.

Si rezultat i kësaj, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë më 40.80% apo 342 mijë e 281 vota. E dyta renditet Partia Demokratike me 22.03% apo 184 mijë e 811 vota.

Në vendin e tretë sipas KQZ-së është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.63% apo 147 mijë e 888 vota dhe në vendin e katërt koalicioni AAK-Nisma me 7.46% apo 62 mijë e 588 vota.

Kujtojmë se ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More