Mexhiti: Veting për BDI-në do të bëjmë në zgjedhjet lokale

nga D V

Shkup, 20 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, e akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim se po tallet me popullin dhe me anëtarët e saj me vetingun e paralajmëruar, sepse sipas tij, një proces i tillë nuk mund të zbatohet brenda partisë, siç paralajmëron BDI, por duhet të zbatohet nga institucione të pavarura shtetërore.

Mexhiti tha se vetingu i vërtetë për BDI-në do të ndodhë në zgjedhjet lokale.

“Vetingun e bëri populli në zgjedhjet paraprake, por vetingun e vërtetë do ta ndjejnë në zgjedhjet lokale. Veting nuk bëhet tek vetja, veting bëjnë të tjerët, institucionet e pavarura. Domethënë, ata luajnë me popullin, tallen me anëtarët, bëjnë filma”, tha mes tjerash Mexhiti.

Lëvizja Demokratike

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More